Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli dhe nuk përjashton kalimin te klubi ku ka blerë aksione

Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli dhe nuk përjashton kalimin te klubi ku ka blerë aksione

Xherdan Shaqiri mund të ndajë rrugët me Baselin, për t’u bërë pjesë e Rapperswil-Jona, ekip në të cilin ka blerë aksione në Zvicër.

“Unë nuk jam përfshirë në Rapperswil-Jona pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu përfshin shumë punë. Mundohem të përcjell çdo ndeshje në shtëpi, kur është e mundur.

Ndoshta do të luaj për Rapperswil-Jona edhe vetë. Kjo qartë është një mundësi. Klubi do të jetë 100-vjeçar në vitin 2028. Tani e dini synimin tim për të ardhmen”- tha Shaqiri./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti