“Ma këpute shpirtin”- Shkurte Gashi prek me lamtumirën për babain e saj

“Ma këpute shpirtin”- Shkurte Gashi prek me lamtumirën për babain e saj

Shkurte Gashi, ka ndarë me ndjekësit fjalët prekëse pas humbjes së babait.

Përmes një mesazhi mjaft prekës ku shihet krah tij, ajo ka ndarë dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

Këngëtarja e ka përshkruar babanë e saj jo vetëm si prind, por si udhërrëfyesin dhe forcën e saj më të madhe.

“Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime,” ka shkruar Shkurtja në dedikimin e saj, duke theksuar se ai ishte drita që e printe në çdo hap.

Në fund të mesazhit të saj, këngëtarja shprehet se kujtimi dhe vlerat që ai i ka mësuar do të jetojnë përherë në zemrën e saj. “Pushon i qetë, babush, krenaria ime e përjetshme,” mbyll postimin e saj ajo.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti