Ky është avokati kosovar që mbeti i plagosur në Deçan bashkë me dy të tjerë (Foto)

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku mbetë të plagosur tre persona.
Në mesin e të plagosurve është edhe avokati i njohur kosovar, Daut Cacaj, raporton indeksonline përmes burimeve, transmeton Periskopi.
Ndërsa dy personat e tjerë janë të nacionalitetit serb.
Lidhur me rastin kanë folur edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Deçan rreth orës 00:18 minuta.
”Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e Deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njësitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vrenjtur tre persona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy serb”, ka thënë fillimisht Fadil Gashi.
Më tutje Gashi thotë të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

