Mbrojtësi i Kosovës shitet 1 milion euro

Ilir Krasniqi është futbollisti më i ri i Polissya. Mbrojtësi i Kosovës vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Kolos Kovalivka, për të nisur një të re me ekipin tjetër ukrainas.
Për shërbimet e tij, klubi i Polissya ka shpenzuar 1 milion euro. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 3.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Vlen të theksohet, se tek skuadra e re, pra Polissya, Krasniqi do të gjejë ish-in e Partizanit, Andi Hadrojn, duke u bërë shok ekipi me të.
View this post on Instagram
