Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, Policia jep detaje

Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, Policia jep detaje

Një i mitur është therur me thikë në Gjakovë, i njëjti është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot më datë 13 janar 2026 , rreth orës 12:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në rrugën ‘Beqir Kastrati’ mes disa personave të mitur. Si pasojë e kësaj përleshjeje, njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka marr trajtim mjekësorë  fillimisht në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka treguar se viktima është  intervistuar në prani të prindit ndërsa njëri nga të dyshuari është duke u intervistuar.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha ajo./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti