“U hodha sipër djalit për ta shpëtuar”, rrëfimi i babait të 46-vjeçarit nga Fieri që u rrah nga polici

“U hodha sipër djalit për ta shpëtuar”, rrëfimi i babait të 46-vjeçarit nga Fieri që u rrah nga polici

Në një lidhje me ‘Shqipëria Live’, babai i Altin Meçajt, mes lotësh ka rrëfyer sesi i erdhën në banesë disa persona, mes tyre edhe polici Fredi Lamaj, dhe i dhunuan të birin, por dhe vetë atë, i cili ka një moshë rreth të 70-ave.

Babai thotë se me familjen e Lamajt nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, dhe se dhunimi mendojnë se ka ardhur për shkak të një komenti komplimentues që djali i tij i ka bërë motrës së efektivit në rrjetet sociale, raporton TCh, transmeton Periskopi.

“Më mirë të futem në dhe…. Isha në gjumë, gruaja më tha që dikush thërriti dhe u ngrita. Dëgjova të bërtiturën e djalit dhe atëherë i rashë përsipër se po e qëllonin me shkelja, i rashë përsipër djalit me qëllim për ta shpëtuar. Më qëlluan mua pastaj në fund, sa u lava në gjak por nuk humba ndjenja. Pastaj iku personi. Njëri nga ata qenka vëllai i asaj vajzës. Ne nuk kemi pasur kurrë probleme me atë familje”, tha i moshuari mes lotësh, duke bërë apel për drejtësi./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti