FOTO – Arratisja e Altin Ndocit, dalin pamjet e momentit kur largohet nga spitali Infektiv i Durrësit

Në foto shihet momenti kur i paraburgosuri, Altin Ndoci arratiset nga spitali Infektiv i Durrësit ku ndodhej për të kryer disa ekzaminime.
Ndoci ishte shoqëruar nga dy efektivë të policisë së burgut, por gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës, duke shpëtuar nga mbikëqyrja e tyre.
Pas daljes nga spitali, Ndoci është drejtuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi e bardhë A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Pjesë e grupit të ‘Çopjave’, detaje nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit
