‘Ndihma është duke ardhur’, thotë Trump

‘Ndihma është duke ardhur’, thotë Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth, ka treguar se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë.

Ky vendim i Trumpit vijë pas protestave në Iran ku kanë mbetur të vrarë 2 mijë persona, raporton BBC, transmeton Periskopi.

“Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të NDALOJË vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS SË SAJ”, ka shkruar ai.

Trump është zotuar se emrat e vrasësve dhe abuzuesve sipas tij  “do të paguajnë një çmim të lartë”.

“Patriotë iranianë, VAZHDONI TË PROTESTONI – MERRNI PËRSOSJEN INSTITUCIONET TUAJA!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti