Muharremi: LDK dhe Lumiri po duket që po gabojnë

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lidershipin e Lumir Abdixhikut, duke vlerësuar se partia po ndjek një qasje të gabuar pas rezultateve zgjedhore të 28 dhjetorit, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi tha se problemi nuk lidhet me kapacitetet personale të kryetarit të LDK-së, por me gjendjen strukturore të partisë dhe rezultatet e dobëta historike.
“Me siguri z. Abdixhiku ka potencial dhe kapacitet dhe mjaft çka me i dhënë e me i ofru ende LDK-së në vitet e ardhshme, kjo nuk është aspak cështja. Problemi thelbësor janë rezultatet e tij dhe të partisë më 28 dhjetor, të cilat janë tepër të dobëta, në nivelin më të ulët historik.”, ka shkruar Muharremi.
Ai thekson se nga ky rezultat është shumë e vështirë të frymëzohet elektorati dhe të ndërtohet një rikthim i besueshëm për LDK-në.
“Nga ky rezultat aktual i zgjedhjeve është jashtëzakonisht vështirë me frymëzu votuesin dhe me gjeneru një rikthim për LDK-në.”, tha ai.
