Syla: Kjo dorëheqje që e tha Abdixhiku sonte është më shumë lutje – s’ka çka jep ma shumë

Valon Syla, gazetar, ka komentuar zhvillimet në LDK, pasi kreu i saj Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqje, duke e lënë Kuvendin e partisë që të vendos.
Për Sylën, Abdixhiku e ka dhënë maksimumin e tij, duke shtuar se kishte mbështetje të jashtme e të brendshme
“Abdixhiku e ka jap maksimumin deri sot dhe ky është maksimumi i tij, me mbështetje të brendshme e të jashtme”, tha ai.
Syla tha se ka informacione që nuk do të kandidojë në krye të partisë.
