Arrestohet një person për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë

Arrestohet një person për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuar S.R., nën dyshimet për sulm ndaj pjestarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në majin e vitit 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë ngaDrejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Në njoftim të Prokurorisë thuhet se “Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”./Periskopi

Njoftimi i plotë

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti