Ismaili viziton Kadri Veselin: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, po bëhen përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka vizituar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Hagë, ku ai po përballet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka njoftuar se gjatë vizitës është takuar edhe me ekipin mbrojtës të Veselit, me të cilët, sipas tij, po bëhen përgatitjet e fundit për vendimin që e ka cilësuar si “të madh për lirinë e çlirimtarëve tanë”.
“Edhe kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës”, ka shkruar Ismaili, duke theksuar se besimi në drejtësi dhe qëndresa për të vërtetën mbeten të palëkundura.
Postimi i plotë i tij:
Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë. As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës. Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën.
