Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vrasjet dhe planet për ekzekutime në Iran janë ndalur.
“Na është thënë se vrasjet në Iran po ndalen, janë ndalur, po ndalen. Dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, ka thënë Trumpi nga Dhoma Ovale derisa ka shtuar se kjo gjë i është thënë nga burime të sigurta.
Trump ka theksuar se do ta përcjellë situatën, kur u pyet nëse ndërhyrja ushtarake amerikane ndaj Iranit tani është jashtë mundësisë të ndodhë.
“Jam i sigurt se nëse ndodh, të gjithë do të jemi shumë të mërzitur. Por, informacioni sapo mu dha… ata nuk do ta bëjnë një ekzekutim. Shpresoj se është e vërtet. Kjo është gjë e madhe”, ka shtuar ai, referuar 26-vjeçarit Erfan Soltani, protestues, i cili u raportua se do të ekzekutohej të mërkurën.
