IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të IKSHPK’së thuhet se bazuar në rezultatet e analizave të datës: 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.
IKSHPK ka bërë e ditur se përjashtim bëjnë rajonet si: Gjilan dhe Pejë, për të cilat situata paraqitet si më poshtë:
Në rajoni i Gjilanit “Në zonën e Kamenicës – Stacioni nr. 1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.Në Stacionin e pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar dhe uji në këto zona nuk rekomandohet për pije”, thuhet në njoftim.
Kurse, në rajoni i Pejës ”Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije”, thuhet tutje një njoftim./Periskopi
Njoftimi i plotë:
