353 automjete të paregjistruara identifikohen për vetëm dy javë në Prishtinë

Policia e Prishtinës ka njoftuar se për dy javë ka identifikuar 353 automjete të paregjistruara.
Sipas një njoftimi të saj të publikuar në Facebook, kjo paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, “pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik”.
Në ndërohë, bëhet e ditur se vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
“ Duke apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’u përmbahen rregullave dhe shenjave të trafikut, ju njoftojmë se Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor-Prishtinë do të vazhdoj aktivitetet policore për mbarëvajtje dhe siguri në rrugë”, thuhet në njoftim.
