Shifra të frikshme nga Dardan Sejdiu: Mos u rreni, jemi tu u fikë kadale

Shifra të frikshme nga Dardan Sejdiu: Mos u rreni, jemi tu u fikë kadale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, përmes një reagimi ka renditur një sërë shifrash që, sipas tij, pasqyrojnë gjendjen reale sociale dhe ekonomike në vend në fillim të vitit 2026, shkruan Periskopi.

Në postimin e tij në Facebook, Sejdiu shkruan se:

“90,000 familje hyjnë në dimër tu pritë lëmoshë (subvencion) për faturën e rrymës”, duke shtuar se “mbi 25% e ekonomive familjare janë në ndihma dimri”.

Ai thekson se 48% e qytetarëve nuk e përballojnë dot asnjë shpenzim të papritur prej 200 eurove.

Sipas Sejdiut,  21.6% e shtëpive rrinë me batanije, se s’kanë takat financiar me i nxe dhomat, ndërsa 42.2% e njerëzve e kqyrin mishin si luks, dhe nuk kanë mundësi me e konsumu më shumë se 3 herë në javë.

“42.2% e njerëzve e kqyrin mishin si luks, dhe nuk kanë mundësi me e konsumu më shumë se 3 herë në javë! – 44.6% e familjeve e kanë borxhin ndaj bankave si lak në fyt, një barrë që s’i lë me marrë frymë! – 6.2 orë punë të papaguar bëjnë gratë çdo ditë nëpër shtëpi, duke mbajtur në këmbë një ekonomi që shteti e ka harru!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti