Shqiptarja që u zhduk gati 3 muaj më parë në Itali, gjendet e vdekur

Një 35-vjeçare me origjinë shqiptare e që jetonte në Itali është gjetur e vdekur pas gati tre muajsh kur u raportua e zhdukur.
Ajo ishte raportuar e zhdukur më 22 tetor.
Jetonte në Trento dhe u gjet më 15 janar në lumin Adige, 40 kilometra larg shtëpisë, raportoi Corriere.
35-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.
Pasi u zhduk pa asnjë gjurmë një kërkim masiv u nis, përfshirë edhe një helikopter, por për ditë me radhë nuk kishte shenja nga ajo.
