Lipjan: Theret me thikë një i mitur, arrestohet i dyshuari

Lipjan: Theret me thikë një i mitur, arrestohet i dyshuari

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në mbrëmje në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, ku një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë.

Sipas njoftimit të policisë, një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, gjithashtu të mitur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.

“Rr. Skënderbeu, Lipjan  16.01.2026 – 18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti