Cakolli: Rinumërimi i votave ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit

Rinumërimi i pjesshëm i votave ka rikonfirmuar keqpërdorime serioze në disa qendra komunale të numërimit, ka theksuar Eugen Cakollit nga KDI. Ai ka theksuar se dallimet në vota janë substanciale dhe se ndryshimet prekin kryesisht qendrat nga vijnë kandidatët.
Sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë gati 15 mijë vota në nivel kumulativ.
Ndër partitë kryesore, dallimet janë, PDK me rreth 7,719 vota, LVV me rreth 2,947 vota, LDK me rreth 1,676 vota dhe AAK me rreth 639 vota.
Pas rinumërimit dhe korrigjimeve në QNR, rreth 9,500 vota janë hequr dhe rreth 3,500 janë shtuar për kandidatët. Nga katër partitë kryesore, mbi 400 kandidatë kanë pësuar ndryshime në vota, disa me rritje dhe disa me ulje.
Cakolli ka theksuar se për të ruajtur besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe për të shmangur ndikimin në afatet kushtetuese, është i nevojshëm rinumërimi i plotë i votave.
