Ilir Deda: Burg apo gjoba për komisionerët që kanë vjedhur vota?

Ilir Deda: Burg apo gjoba për komisionerët që kanë vjedhur vota?

Analisti politik Ilir Deda ka komentuar mbi vjedhjen masive të votave gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se komisionerët e të gjitha partive politike janë të përfshirë në këtë fenomen dhe se ky është një akt që përbën vepër penale.

Sipas tij, është thelbësore që shteti të demonstrojë sundimin e ligjit dhe të sigurojë që ata që janë të përfshirë në manipulime të mbajnë përgjegjësi.

“Dmth me qindra e qindra komisionerë të gjitha partive politike paskan kry vepër penale me këtë vjedhje masive të votave të kandidatëve për deputetë.

Tash a do të përfundojnë në burg apo do të gjobiten financiarisht këta hajna? Këtu matet shteti ligjor dhe sundimi i ligjit.

Po shihet që Kosovës i duhet një model zgjedhor që e largon komplet faktorin “njeri”. Ndërsa sa i përket partive, më së paku do të duhej të ketë pasoja edhe për ata që kanë dhënë “urdhër” për këtë manipulim të madh”, ka shkruar Deda.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti