Latifi ironizon për rinumërimin: Komisionerokraci, populli voton por komisionerët vendosin se kush bëhet deputet

Latifi ironizon për rinumërimin: Komisionerokraci, populli voton por komisionerët vendosin se kush bëhet deputet

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me procesin e rinumërimit të votave, duke ironizuar me ndryshimin e votave që ka ndodhur tek disa kandidatë.

Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me këtë situatë, duke thënë se në Kosovë ka sistem politik ku voton populli por komisionerët vendosin se kush bëhet deputet.

“Leksikon politik.Komisionerokraci: formë e sistemit politik në të cilin populli voton, por komisionerët në qendrat e votimit vendosin kush bëhet deputet. Shembull reference: Republika e Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti