Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë

Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë

Asnjë lojtar i Mallorcas nuk kishte shënuar “hat-trick” që nga viti 2008. Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma, kur Vedat Muriqi realizoi tri gola në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.

Sipas gazetës “AS”, Dani Guiza ishte lojtari i fundit që i kishte shënuar tre gola Mallorcas, gati 18 vjet më parë.

Pas ndeshjes, Muriqi bëri një deklaratë emocionale: “Ia dedikoj këtë ‘hat-trick’ babait, i cili, po të ishte gjallë, do të festonte sot ditëlindjen. Kështu që ia kushtoj atij. Djali im e ka emrin e tij. Ai vdiq kur isha shtatëvjeçar”, ka thënë Muriqi.

Vetëm 12 herë lojtarët e Mallorcas kanë realizuar “hat-trick” në La Liga./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti