Drita udhëton drejt Sllovenisë, nesër mbrëma synon përmbysjen ndaj Celjes

Drita udhëton drejt Sllovenisë, nesër mbrëma synon përmbysjen ndaj Celjes

Kampioni i Kosovës, FC Drita po vazhdon rrugëtimin në Evropë, teksa është në fazën e Play-Off në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit kanë udhëtuar drejt Sllovenisë, për t’u përballur me Celjen në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e parë në Prishtinë i takoi mysafirëve që fituan me rezultat të ngushtë 3-2, falë një goli në minutën e fundit.

Lideri aktual i kampionatit, Drita synon që të bëjë përmbysjen në Slloveni.

Sfida mes Celjes dhe Dritës do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 të enjten mbrëma./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti