Prokuroria reagon pas deklaratës së Enver Hasanit: Kemi autorizuar Policinë për të nisur hetimet

Sistemi Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas deklarimit të ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ku tha se “Ke porosi nga shefi me e goditë Enverin”.
Në njoftim thuhet se ” Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim që të ndërmerren veprimet hetimore, konform pretendimeve të ngritura nga z. Hasani në emisionin e lartcekur se posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij, krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit”.
Reagimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshon autorizim pas deklarimeve të ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani në emisionin “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë, 26.02.2026 – Prokurori i shtetit, ka përcjellë me vëmendje deklarimin e ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani, të dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i transmetuar me datë 25.02.2026, i cili ndër të tjera ka deklaruar se për rastin e denoncuar nga ana e tij, nuk është ftuar nga prokuroria.
Marrë parasysh këtë rrethanë, sot me datë 26.02.2026, Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim që të ndërmerren veprimet hetimore, konform pretendimeve të ngritura nga z. Hasani në emisionin e lartcekur se posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij, krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit.
Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje që i vihet përpara ta trajtoj me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës, me qëllim që për çdo rast të hetohet në tërësi dhe arritjes së drejtësisë për të gjitha palët e përfshira.
