Balluku dhe Spiropali largohen nga Qeveria – Edi Rama kryen 7 ndryshime në ekzekutiv

Balluku dhe Spiropali largohen nga Qeveria – Edi Rama kryen 7 ndryshime në ekzekutiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shtatë ndryshime në Qeverinë e tij.

Sipas “Euronews”, Belinda Balluku është shkarkuar si zëvendëskryeministre. Po ashtu, Eliza Spiropali duket se është zëvendësuar si ministre e Jashtme.

Ministrat e rinj:

  1. Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
  2. Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
  3. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
  4. Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
  5. Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
  6. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
  7. Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.
# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti