A ka nisur mbledhjen e nëshkrimeve për president?- Tregon Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është kandidat për postin e presidentit të vendit.
Gjatë emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj theksoi se nuk ka ndërmarrë asnjë hap formal për shpalljen e kandidaturës, duke sqaruar se nuk ka nisur as mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme.
Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun për të diskutuar çështjen e presidentit, por sipas tij, nuk është arritur një qëndrim i përbashkët.
Duke folur për mungesën e një ftese nga kryeministri Albin Kurti për konsultime rreth zgjedhjes së presidentit, Haradinaj konfirmoi se prej një kohe të gjatë nuk ka pasur asnjë komunikim me të.
