Pamjet: Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, i shumëkërkuari për disa vepra penale

Policia e Shqipërisë ka publikuar pamje nga ekstradimi i D.B, nga Dubai në Shqipëri.
I kërkuari nga policia, dyshohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
“47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Në Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja”, Interpol Tirana dhe nga Policia e Burgjeve” – thuhet në njoftim
Më poshtë, pamjet:
