Zekirija Ramadani pas eliminimit nga Celje: Jam krenar për Dritën dhe lojtarët e mi

Zekirija Ramadani pas eliminimit nga Celje: Jam krenar për Dritën dhe lojtarët e mi

Pas humbjes dhe eliminimit nga Celje në play-off-in e UEFA Conference League, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, foli për emocionet pas ndeshjes dhe rrugëtimin e skuadrës së tij në Evropë.

“Jam krenar që jam trajner i Dritës dhe i këtyre futbollistëve,” tha Ramadani. “Mburremi me rezultatet që i kemi arritur. Dua që ky sukses të harrohet, e të arrihet një më i madh, qoftë nga ne, qoftë nga klubet tjera kosovare.”

Ai theksoi se tani fokusi duhet të zhvendoset te kampionati vendor. “Ne duhet t’i përvjelim mëngët, tani realiteti ynë është Superliga. Aty do të vazhdojmë fuqishëm. Superliga është më e fortë tani.”

Megjithëse Drita nuk arriti të kualifikohej për në fazën tjetër, paraqitjet dinjitoze të skuadrës në dy ndeshjet me Celjen treguan karakter dhe përkushtim, duke lënë një mesazh pozitiv për të ardhmen e futbollit kosovar në kompeticionet europiane.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti