Sejdiu i bindur: Kurti nuk e kandidon më Osmanin për presidente

Çështja e zgjedhjes së Presidentit, është një nga top temat në Kosovë kur kanë mbetur edhe 6 ditë deri në afatin e fundit për ta bërë një gjë të tillë.
Ende është e paqartë se si do të vazhdohet, nëse do të ketë shef të ri të shtetit, do të vazhdohet me aktualen apo qytetarët do të duhet t’ju drejtohet kutive të votimit edhe njëherë brenda pak kohësh.
Analisti politik Dardan Sejdiu, u shpreh i bindur se lideri i VV-së njëherësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do ta nominojë sërish për presidente Vjosa Osmanin.
Sipas tij, Kurtin tani nuk përfiton asgjë nga Osmani.
“Nuk ka përfitim politik e as përfitim elektorale nga zonja Osmani si presidente”, u shpreh Sejdiu në Klan Kosova.
