Arbeloa për lëndimin e Mbappe: Shpresojmë të rikthehet së shpejti

Arbeloa për lëndimin e Mbappe: Shpresojmë të rikthehet së shpejti

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim të ri gjatë kësaj jave, që e bëri të humbasë ndeshjen e kthimit të play-offit të Champions League ndaj Benficas.

Trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa, foli për gjendjen e francezit:

“Gjëja më e rëndësishme ishte të ndalej dhe të rikuperohej. Ai nuk mund të luajë tani, por shpresojmë që të jetë i gatshëm pas disa ditësh ose javësh.”

Mbappe tashmë ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme, dhe rikuperimi i tij është thelbësor për Real Madridin në vazhdim të sezonit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti