Tronditje në Meksikë: Qindra qese me trupa të pajetë u zbuluan pranë stadiumit të Kupës së Botës

Tronditje në Meksikë: Qindra qese me trupa të pajetë u zbuluan pranë stadiumit të Kupës së Botës

Na ndajnë plot 4 muaj nga fillimi i Botërorit 2026.

Tre shtete do të jenë nikoqire të këtij edicioni, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika.

Mirëpo pa filluar kompeticioni, Meksika u bë epiqendra e problemit pas luftimeve të policisë me kartelet e drogës.

Sipas gazetës së përditshme spanjolle “El País”, të paktën 500 çanta me mbetje njerëzore u gjetën në Guadalajara, një nga tre qytetet pritëse meksikane – brenda një rrezeje prej vetëm 16 kilometrash rreth stadiumit Akron, ku do do të luhen gjithsej katër ndeshje të fazës së grupeve të Kupës së Botës,transmeton Indeksonline.

FIFA ende nuk po i merr me ndonjë shqetësim të vërtetë përshkallëzimet e fundit në Meksikë:

“Sigurisht, ne po e monitorojmë nga afër situatën në Meksikë për momentin. Por kemi besim të plotë te Meksika, te Presidentja Claudia Sheinbaum dhe autoritetet. Jemi të bindur se gjithçka do të vazhdojë sa më mirë të jetë e mundur”, tha Presidenti Gianni Infantino.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti