Ramadani: VV do të duhej t’i kërkonte falje familjes Jashari

Ramadani: VV do të duhej t’i kërkonte falje familjes Jashari

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej t’i kërkonte falje familjes Jashari.

Në DPT te Fidani, ai ka thënë se familja Jashari e ka dhënë përgjigjen për çështjen e presidentit, edhe natën kur kryeministri Albin Kurti shkoi për vizitë atje.

“Mendoj që madhështia e familjes Jashari nuk mundet me u përkufizua prej mendjeve tona. Atë madhështi na e kanë tregu edhe një herë, publiku do të duhej, partitë politike, VV në këtë rast, do të duhej t’i kërkonte falje familjes Jashari me na thanë edhe një herë, “O njerëz ju e keni përgjegjësinë, politika e ka besimin e qytetarëve dhe taksën e qytetarëve, lena neve rehat, nuk duam të futemi në lloçin e politikës”.

“Efekti shihet se ka qenë tjetërsues, sepse sikurse u tha të paktën në opinion, familja Jashari e ka dhënë përgjigjen për këtë punë, natën kur ka shku në vizitë Kurti” – ka thënë ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti