Izraeli sulmon Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran, shpallet gjendje emergjence në gjithë Izraelin

Izraeli sulmon Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran, shpallet gjendje emergjence në gjithë Izraelin

Tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, sipas mediave iraniane.

Agjencia e lajmeve Fars thotë se ka marrë raportime se disa raketa kanë goditur zonën e Republikës së kryeqytetit iranian.

Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur një “sulm parandalues” kundër Iranit.

Në një deklaratë të bërë këtë mëngjes, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallë një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë Izraelin, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

“Shteti i Izraelit nisi një sulm parandalues ​​kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj Shtetit të Izraelit”, tha Katz.

Sulmi, që vjen pasi Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë ajrore 12-ditore në qershor, pason paralajmërimet e përsëritura nga SHBA-ja dhe Izraeli se do të godisnin sërish nëse Irani do të vazhdonte me programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti