Sulmet izraelite në Iran, Ministria e Jashtme i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmet izraelite në Iran, Ministria e Jashtme i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në vijim të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen atje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve vendore.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Punët e Jashtme bën të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet në terren, në koordinim të ngushtë me Ambasada Shqiptare në Tel Aviv.

Sipas njoftimit, Ambasada është në dispozicion të plotë të qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael mund të kontaktojnë në numrat:

 

 

+972 54 904 2813
+972 54 480 6601

Autoritetet theksojnë se kontaktet e emergjencës duhet të përdoren vetëm nga qytetarët që ndodhen aktualisht në Izrael dhe se këto numra nuk janë të dedikuar për informim të mediave.

Ministria ka bërë të ditur se do të vijojë të informojë rregullisht publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me situatën.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti