Ambasadaorja e Shqipërisë: 11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael, iu kemi dhënë udhëzime

Ambasadaorja e Shqipërisë: 11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael, iu kemi dhënë udhëzime

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.

Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre, raporton KlanTv, transmeton Periskopi.

“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në shtetin izraelit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti