Hamza thotë se kishin vullnet ta votonin dikë nga Jasharët për President: Meqenëse familja s’pranoi, ofruam një ofertë të fundit

Hamza thotë se kishin vullnet ta votonin dikë nga Jasharët për President: Meqenëse familja s’pranoi, ofruam një ofertë të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, tha se ka bërë një “ofertë konkrete” për në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, si “përpjekje të fundit” për zgjidhjen e çështjes së Presidentit.

Ai tha në një konferencë për media se ka kërkuar që presidenti t’i takojë PDK-së.

Fillimisht, Hamza tha se ka pranuar të takohet me Kurtin “me bindjen e sinqertë se ekzistonte vullnet për një figurë unifikuese për një anëtar të familjes shumë të respektuar dhe të nderuar, familjes Jashari”.

Pas vendimit të familjes Jashari që ata të mos përfshihen, Hamza tha se ofroi një mundësi të fundit për shmangien e zgjedhjeve: që të zgjedhet “presidenti i propozuar nga PDK-ja”.

“Është legjitime të shtrohet pyetja nëse takimet e minutës së fundit po zhvillohen për të gjetur realisht një zgjidhje apo për të ngushtuar afirticialisht kohën në mënyrë që procesi të zhvendoset nga opozita dhe tek opozita”, tha ai.

Një qasje e tillë, Hamza tha se do të ishte “e papërshtatshme”.

Ai tha se përgjegjësia është te partia e parë për “t’i shmangur zgjedhjet e reja”.

“Ne nuk mund dhe nuk do të marrim mbi vete përgjegjësinë që na takon. Ne nuk mund të mbulojmë mungesën e numrave. Ne nuk mund të kompensojmë mungesën e vendimmarrjes”, tha ai./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti