Sulmi më i madh ndonjëherë, 200 aeroplanë izraelitë sulmuan Iranin

Sulmi më i madh ndonjëherë, 200 aeroplanë izraelitë sulmuan Iranin

Me rreth 200 aeroplanë luftarakë, Forcat Ajrore Izraelite thonë se kryen sot sulmin më të madh ndonjëherë në Iran.

Sipas ushtrisë, sulmet e gjera kishin në shënjestër lansuesit e raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore iraniane.

IDF thotë se aeroplanët luftarakë hodhën qindra municione mbi rreth 500 objektiva ushtarake iraniane në Iranin perëndimor dhe qendror, pothuajse njëkohësisht, në orët e mëngjesit, si pjesë e sulmit.

“Ky është sulmi më i madh në historinë e Forcave Ajrore Izraelite, i ekzekutuar pas një planifikimi të kujdesshëm me inteligjencë të cilësisë së lartë, duke sinkronizuar njëkohësisht qindra aeroplanë”, thotë ushtria në një deklaratë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sipas IDF, sulmet ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit “mundësuan zgjerimin e superioritetit ajror mbi qiellin iranian dhe shkaktuan një goditje të rëndë ndaj aftësisë qendrore ofensive të regjimit, vendeve të lëshimit në Iranin perëndimor”.

“Një nga vendet që u godit në zonën e Tabrizit i shërbente njësisë së raketave balistike të Iranit, dhe prej andej planifikonte të lëshonte dhjetëra raketa drejt Izraelit”, deklaroi IDF./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti