MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Emiratet e Bashkuara pas sulmeve në Iran

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar këtë të shtunë pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme, si pas nisjes së sulmeve, ashtu edhe pas kundërpërgjigjes së Teheranit.
Në një njoftim për mediat, Ministria bëri të ditur se që prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
Për shkak të mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore në vendet e Gjirit, MEPJ iu kërkon qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm, të shmangin daljet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve lokale.
Ministria ka vënë gjithashtu në dispozicion numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi për qytetarët shqiptarë rezidentë në vend: +971 50 980 7881.
Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka kryer sulme ajrore edhe në Dubai, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar. Ministria siguron se po monitoron situatën për të garantuar mbështetjen dhe sigurinë e shtetasve shqiptarë./Periskopi
Postimi i plotë:
