Shkarkohet drejtori i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas raportimeve të Top-Channel, nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Raportohet se shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.
