Kurti nesër takohet me Abdixhikun për Presidentin: Nëse subjektet pajtohen, të garojmë secili me nga një kandidat

Kurti nesër takohet me Abdixhikun për Presidentin: Nëse subjektet pajtohen, të garojmë secili me nga një kandidat

Kryeministri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet nesër me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit.

Kurti tregoi për këtë sot në një mbledhje të partisë.

“Nesër do ta takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi. Mirëpo, ne kemi qëndrimin që nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur ku secili subjekt ka kandidatin apo kandidaten për President, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e saj për President”, tha ai.

Kreu i LVV-së tha se kandidati për President “mund të vijë nga cilido subjekt”.

Kurti u takua dje për herë të dytë në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Pas takimit u bë e ditur se nuk pati marrëveshje.

Hamza tha se PDK-ja ofroi një mundësi të fundit “për t’i shmangur zgjedhjet e re”. Tha se kërkoi që president i vendit të zgjidhet dikush i propozuar nga kjo parti.

Kurti, ndërkaq, tha pas takimit se “kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake” për president.

Ky takim do të vijë fiks një javë pasi ata ishin takuar për herë të parë në Kuvend për çështjen e Presidentit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti