Man Utd fiton me përmbysje ndaj Crystal Palace

Man Utd fiton me përmbysje ndaj Crystal Palace

Manchester United ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me përmbysje 2:1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit anglez.

Lacroix kaloi mysafirët herët në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes, vetëm për t’u bërë më vonë fytyra tragjike e ekipit të tij.

Në minutën e 56-të, Lacroix u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje në zonë, duke shkaktuar edhe penallti, edhe duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Bruno Fernandes u tregua i saktë nga penalltia për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 65-të, Benjamin Sesko shënoi bukur me kokë pas asisistit të Bruno Fernandes për ta siguruar fitoren dhe tri pikët e radhës.

Me këtë fitore, Manchester United tani ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, 10 më pak se lideri Arsenali.

Në anën tjetër, Crystal Palace mbetet në kuotën e 35 pikëve në vendin e 14-të.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti