Rama takohet me Begajt, dorëzon ndryshimet në qeveri

Rama takohet me Begajt, dorëzon ndryshimet në qeveri

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 me Presidentin Bajram Begaj për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Presidenti ka 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas duhet të miratohen edhe nga Parlamenti.

Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë pak muaj pas nisjes së mandatit të tij të tretë, pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku, shkruan Euronewsal.

Në ndryshimet kryesore:

  1. Albana Koçiu zëvendëson Ballukun si zv/kryeministre, ndërsa portofoli i Energjisë dhe Infrastrukturës i besohet Enea Karakaçi, ish-drejtor i OSHEE-së.
  2. Besfort Lamallari merr Ministrinë e Brendshme pas largimit të Koçiut, ndërsa drejtësinë drejton tani Toni Gogu.
  3. Në Ministrinë e Jashtme rikthehet Ferit Hoxha, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
  4. Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, në vend të Pirro Vëngut, dhe Eriona Ismaili, deputetja më e re e Vlorës, merr postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në total, katër ministra të rinj hyjnë në qeveri, ndërsa tre largohen, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu. Lëvizjet e fundit u njoftuan pas një mbledhjeje maratonë në Pallatin e Brigadave.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti