16 vite e gjysmë burg për të akuzuarin që sulmoi seksualisht të miturin

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 16 vite e gjashtë muaj burg Blerim Sinanin për sulm seksual ndaj të miturve.Sipas Gjyqtarit, Shabi Idirizi, i akuzuari Blerim Sinani është gjetur fajtor për dy vepra penale, pra dy dispozitave të aktakuzës që kanë të bëjnë me veprën penale të sulmit seksual.
Për secilin diapozitiv, veçmas, Blerim Sinani është dënuar me nga 10 vjet burg, duke i shqiptuar dënimin unik prej 16 vite e gjashtë muaj.Gjykata nuk ka gjetur rrethana lehtësuese për të akuzuarin.Ndërsa si rrethana rënduese, Gjykata ka marrë për bazë recidivizmi për vepra të njëjta dhe vepra të ndryshme penale.
Blerim Sinani akuzohet se në vitin 2024 dhe 2025 kishte sulmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçar.
Sipas aktakuzës të datës 07.05.2025 së Prokurorisë së Ferizajt, i akuzuari kishte shkuar pranë shkollës ku vijonte mësimin i mituri, i kishte dhënë 1-2 euro e më pas i kishte thënë “hajde me mu shpejt”.Me tu larguar nga rrethina e shkollës, i akuzuari e kishte dërguar të miturin në një bodrum dhe kishte sulmuar seksualisht të miturin./ Kallxo/
Mungojnë 4 vota – A po e shtynë edhe për një mandat Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmanin për Presidente?
