Raketa iraniane fluturon pranë një aeroplani izraelit, publikohen pamjet nga brendësia e kabinës së fluturakes

Ushtria izraelite ka publikuar një video që tregon një pilot aeroplani luftarak të Forcave Ajrore Izraelite, duke shmangur një raketë iraniane të mbrojtjes ajrore gjatë operacioneve mbi Iranin.
“Ka një tjetër lëshim, duke u drejtuar mbi retë”, dëgjohet piloti duke thënë në video.
Sipas IDF-së, aeroplani kishte kryer sulme në Teheran.
Ushtria thotë se aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer mbi 1,000 fluturime mbi Iranin që nga fillimi i konfliktit të shtunën.
Madje kanë goditur objekte të rëndësishme që shërbenin si strehë për eprorët e lartë ushtarakë iranian.
