“NATO nuk do të ndërhyjë në Iran”

“NATO nuk do të ndërhyjë në Iran”

Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i ka lavdëruar operacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, dhe tha se aleanca ushatrake nuk ka asnjë plan për të ndërhyrë në këtë luftë.

Rutte tha në një intervistë televizive: “Ajo që po bëjnë Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, është me të vërtetë e rëndësishme, sepse po ia zbehin shanset Iranit për të arritur fuqinë bërthamore dhe raketore”.

Ai shtoi, megjithatë, se “nuk kemi absolutisht asnjë plan që NATO-ja të tërhiqet në këtë luftë ose të marrë pjesë në të”.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti