Rama mbledh kryesinë, çfarë pritet dhe çfarë paralajmëroi 1 javë më parë kryesocialisti

Rama mbledh kryesinë, çfarë pritet dhe çfarë paralajmëroi 1 javë më parë kryesocialisti

Këtë të martë, në orën 09:00, Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama pritet të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste në selinë qendrore. Rama e ka njoftuar këtë mbledhje një ditë pasi i dorëzoi Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshimet në qeveri dhe disa ditë pasi bëri lëvizjet në kabinet.

Në mbledhjen e kryesisë pritet të njoftohet data e Asamblesë Kombëtare, e cila vjen si rrjedhojë e një paralajmërimi nga fjala e Ramës në Grupin Parlamentar të enjten, kur bëri ndryshimet në qeveri.

“Të përqendrohemi te fokusi, tek punët tona. Propozoj që marsin dhe nëntorin t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të PS-së, që të rikthehemi aty ku e kemi burimin e fuqisë, për të hapur një odë dialogu me anëtarët e simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta dhe gjithçka ata duan të ndajnë me ne”, -u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, të enjten e kaluar Rama njoftoi ndryshimet në qeveri si më poshtë:

NDRYSHIMET NË QEVERI:

  1. Zv.kryeministre, Albana Koçiu – zëvendëson Belinda Ballukun
  2. Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiun
  3. Ministër i Drejtësisë, Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallarin
  4. Ministër i Energjisë, Enea Karakaçi – zëvendëson Belinda Ballukun
  5. Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi – zëvendëson Pirro Vengun
  6. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogun
  7. Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – zëvendëson Elisa Spiropalin./Periskopi
# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti