Pas takimit Kurti-Abdixhiku, mblidhet LDK-ja

Pas takimit Kurti-Abdixhiku, mblidhet LDK-ja

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përfunduar.

Pas këtij takimi Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po e mban një takim në selinë qendrore të kësaj partie, ku temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit, raporton Periskopi.

Deputeti i LDK’së, Kujtim Shala para mediave ka thënë se ende s’kanë diskutuar për emra të veçantë për president

“Jo, s’kemi diskutuar për emra të veçantë, por për zgjidhjen në parim do të bisedojmë sot. Pas takimit do të mund të merrni detaje”, ka thënë Shala ./Periskopi

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do të ju njoftojmë…

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti