Rashiti: Procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të fillojë sot ose nesër

Drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Ai me anë të një postimi në Facebook tha se procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të fillojë sot ose nesër.
“Procedura për zgjedhjen e Presidentit/tes duhet domosdo të filloj sot e nesër. Dhe presioni mbi subjektet poltike duhet të rritet për marrëveshje…Nëse nuk fillon procedura, atëherë qartazi dikush po dëshiron vakum institucional, krizë kushtetuese dhe politike”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:
