Çështja e Presidentit, Burim Ramadani i pyet PDK’në dhe LDK’në: Pse menduat që VV do t’ju falë Presidencën?

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me çështjen e presidentit të ri, dhe takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që ka zhvilluar ndaras me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ramadani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka pyetur PDK’në dhe LDK’në, duke thënë se këto dy parti janë të gatshme që të bashkëpunojnë me VV’në, por ‘’mes vete kurrsesi’’, .
“Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë: Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për President, shkojmë në zgjedhje! Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?!Fare nuk po e kuptoj!”, ka shkruar Ramadani.
Postimi i plotë:
Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime?
Menduat që Kurti do t’ju jap juve Presidencën?!
Pse ta bëjë ai këtë?
Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e VV-së të bëhen President. Ndërsa, nuk nxorri një kandidat të vetin anipse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot!
Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me VV-në.
Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrekt.
VV-së i thonë:
Jo ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) President, atëherë shkojmë në zgjedhje!
Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë:
Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për President, shkojmë në zgjedhje!
Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?!
Fare nuk po e kuptoj!
