Nagavci: Ia kemi ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, i ka refuzuar

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media ka thënë se i kanë ofruar 30 nënshkrime edhe Vjosa Osmanit si kandidate për presidente.
Sipas Nagavcit, Osmani i ka refuzuar nënshkrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidimin e saj.
